Duke parë dëmtimet dhe largimet nga grumbullimi i Kombëtares, me Lilan dhe Binakun që nuk ia kanë dalë të rikuperohen në kohë, Shqipëria ka bërë gati disa ftesa të tjera për të thirrur lojtarët në Europë.
“Shqiperia.ch” nëpërmjet burimeve të saj, konfirmon se ftesa i ka mbërritur edhe Rei Manajt në Spanjë, por prej andej ka ardhur një refuzim. Ekipi spanjoll nuk ka lejuar që sulmuesi t’i bashkohet Shqipërisë, duke e mbajtur për vete, pasi në ligën e dytë spanjolle vazhdon kampionati edhe në periudhën e përfaqësueseve.
Thuajse e njëjta situatë paraqitet edhe për mesfushorin Keidi Bare. Por nëse për Manajn gjithçka ka marrë formën zyrtare, për mesfushorin ka ende shpresa për një lejim nga ana e klubit, që ka të drejtën edhe të refuzojë kërkesën e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/