You are here
Home > Kombëtarja > EKSKLUZIVE/ Shqipëria ka nevojë për talente, Alban Bushi ndjek nga afër 6 lojtarë në Zvicër

EKSKLUZIVE/ Shqipëria ka nevojë për talente, Alban Bushi ndjek nga afër 6 lojtarë në Zvicër

Shqipëria ka nevojë për talente dhe “gjak të ri” në grupin e saj, prandaj Alban Bushin e thërret detyra. Trajneri i Shpresave tona ka udhëtuar në Zvicër gjatë ditës së sotme, për të parë më nga afër disa futbollistë shqiptarë, që cilësohen si të prespektivës.

“Shqipëria.ch” mëson ekskluzivisht se Bushi ka ndjekur takimin mes Winterthur U-21 dhe FC Baden, këta të fundit që renditen në vendin e parë të tabelës. Megjithatë qëllimi kryesor i trajnerit të Shpresave, ishte për të ndjekur më vëmendje futbollistët e Winterthur U-21, atje ku gjenden edhe 6 futbollistë me origjinë shqiptare.

Ngelet ende enigmatike nëse ndonjëri prej këtyre futbollistëve mund t’i ketë lënë përshtypje të mirë Bushit, për t’u bërë pjesë të organikës në të ardhmen, megjithatë kilometrat e shumta të bërë në ditën e sotme, pritet të japin rezultatin e duhur.

Trajneri i Shpresave ka qenë i shoqëruar edhe nga Sokol Dauti siç dallohet në pamje të parë, përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit në Zvicër. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top