You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Sahiti mendon largimin nga Shqipëria: Ismajli? Na ndan vetëm shtrati, Tahiraj na ka neve

Ekskluzive/ Sahiti mendon largimin nga Shqipëria: Ismajli? Na ndan vetëm shtrati, Tahiraj na ka neve

Emir Sahiti është futbollisti shqiptar që aktivizohet me Hajdukun e Splitit. Me ndërrimin e trajnerit, ky lojtar ka marrë më shumë hapësira, për të treguar vlerat e tij. Nga Rabotniçki, sulmuesi hodhi një hap të madh në karrierë, duke nënshkruar për ekipin e njohur kroat.

Atje gjendet edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli. Në një intervistë ekskluzive për “Shqiperia.ch”, Sahiti ka folur për raportin që ka me Ismajlin, pa harruar edhe afrimin e ri të Hajdukut, Françesko Tahiraj. Ky i fundit pritet të grumbullohet nga Panuçi për kualifikueset e Europianit. Megjithatë ajo që mbetet për t’u trajtuar në këtë rast, është dilema e madhe e Sahitit, për të qëndruar apo larguar nga Shqipëria, ndërsa deri tani ka qenë pjesë e U-21 të kuqezinjve.

“Po, kam folur që mund të largohem nga kombëtarja shqiptare, por mbetet ende të shohim sesi do të shkojnë gjërat. Marrdhënia ime me Ismajlin është e ngushtë, aqsa mund të them se e kam si vlla të madh. Jemi gjithë kohën së bashku, vetëm shtrati na ndan. Tani ka ardhur edhe Tahiraj. E kemi pritur shumë mirë dhe i treguam gjithçka mbi klubin. Ai nuk është vetëm, na ka neve këtu dhe gjithë kohën flasim shqip me të”, u shpreh Sahiti. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top