You are here
Home > Kombëtarja > EKSKLUZIVE/ Panuçi në vështrimin e Munishit: Nuk jemi Brazili, u kthye në pikën zero

EKSKLUZIVE/ Panuçi në vështrimin e Munishit: Nuk jemi Brazili, u kthye në pikën zero

Panuçi ka publikuar në ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për takimet që Shqipëria do të zhvillojë në shtator ndaj Izraelit dhe Skocisë, të cilat janë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Një analizë për punën e deritanishme të teknikut italian, e ka bërë edhe trajneri i njohur shqiptar, Ismet Munishi. Aktualisht duke drejtuar ekipin e Besës së Pejës, Munishi njihet edhe për karakterin e tij shumë të veçantë jashtë fushës së blertë, që e dallon nga pjesa tjetër e trajnerëve.

Në një prononcim për “Shqipëria.ch”, tekniku shqiptar është shprehur se Panuçi u mundua të ndryshonte stilin e De Biazit, por tashmë është kthyer në pikën zero, sepse ndryshimi i gjeneratave është proces i vështirë për të ndodhur te Shqipëria.

“Panuçi duhet të gëzohet që ka një portier si Strakosha, që është në formë shumë të mirë aktualisht. Ai u mundua të ndryshonte stilin e lojës të De Biazit, por sigurisht që pa patur shumë sukses.

Tashmë duhet të kthehet në pikën zero, të mbrohet mirë, të provoj dy ose tre mundësi të kundërsulmi, sepse kemi lojtar të shpejtë përpara. Këto duhet të jenë arma jonë e fortë për këto takime.

Më duket një vendim i mirë rikthimi i Agollit, sepse ne duhet t’i shfrytëzojmë lojtarët që kemi pavarësisht moshës. Nuk mund të pretendojmë se jemi Gjermani dhe Brazili që të ndërrojmë gjenerata.

Aventura filloi me arrogancë, por kombëtarja shqiptare ka treguar se nuk i do arrogantët”, ka përfunduar Munishi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top