You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Panuçi me telefonin në dorë, Seferi është fenomenal: Golat e mi janë për kombin shqiptar

Ekskluzive/ Panuçi me telefonin në dorë, Seferi është fenomenal: Golat e mi janë për kombin shqiptar

Shqipëria e drejtuar nga Alban Bushi ka barazuar në ditën e sotme ndaj Estonisë U-21, me rezultatin 2-2. Sigurisht, në një ndeshje të tillë, rezultati kishte rëndësi dytësore, pasi kuqezinjtë e vegjël kishin dalë prej kohësh nga objektivat.

Por Kombëtarja ka fituar një gjë shumë të madhe nga ky takim, Taulant Seferin. Jo se deri në këto momente kishte dyshime për të, por Estonia thjeshtë e konfirmoj. Panuçi duhet të bëj gati telefonin, ndoshta që në këto momente dhe të telefonojë Seferin që të bëhet gati për takimet ndaj Uellsit dhe Skocisë.

Fenomenal në fushën e lojës, Seferi e bënte lehtësisht diferencën në fushën e lojës, ashtu si gjithmonë me Shpresat. Të dyja golat e realizuara ndaj Estonisë, erdhën pikërisht nga ky futbollist. Në një prononcim dhënë për “Shqiperia.ch”, Taulant Seferi ka një dedikim të realizimeve të tij për të gjithë kombin shqiptar.

“Jam shumë i lumtur për dy golat në ndeshjen e fundit kundër Estonisë. E vetmja gjë që nuk më bën të lumtur, është vetëm rezultati. Kjo për të vetmen arsye, sepse e merituam fitoren.

Dedikimi i tyre? Për gjithë kombin shqiptar, për shoqërinë dhe familjen time. Jam gjithmonë i gatshëm edhe sa i përket një ftese nga Panuçi. Vetëm krenari, nëse bëhet fjalë për një ftesë nga Shqipëria”, u shpreh Taulant Seferi. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top