You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Nuk ndalen dhimbjet e kokës për Panuçin, shqetësime ka edhe për Dërmakun

Ekskluzive/ Nuk ndalen dhimbjet e kokës për Panuçin, shqetësime ka edhe për Dërmakun

Tashmë jemi në ethet e eleminatoreve të kampionatit europian, teksa skuadra jonë kuqezi po vazhdon përgatitjet në kompleksin Tropikal të qytetit të Durrësit për sfidën e parë kundër Turqisë ditën e premte. Duket se gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për grupin e Kombëtares, ku disa prej lojtarëve janë të dëmtuar dhe për pasojë nuk do të jenë në dispozicionin e Panuçit për dy ndeshjet e ardhshme.

Kështu ndër të munguarit përmenden edhe emrat e Andi Lilës dhe dhe Egzon Binakut, ku të dy futbollistët kanë pësuar një dëmtim. Mbrojtësi i Malmos është larguar sot nga grumbullimi, për të shkuar sërish te Malmo. Si zëvendësuesi i tyre trajneri italian ka menduar të thërrasë Kastriot Dërmakun.

Sipas burimeve të “Shqiperia.ch”, raportohet se edhe Dërmaku nuk është në kondicionin e tij të plotë fizik, pasi 27 vjeçari gjithashtu ndien dhimbje. Nga krahu tjetër pjesa sulmuese e Shqipërisë duket më premtuese se mbrojtja, pasi futbollistët që përbëjnë këtë repart, po kalojnë një formë të mirë fizike, ku gjithashtu kanë premtuar gola në dy përballjet e rradhës./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top