You are here
Home > Kryefaqja > Ekskluzive/ Një tjetër shqiptar në elitën e Turqisë, Daci: Mungon ftesa e Shqipërisë!

Ekskluzive/ Një tjetër shqiptar në elitën e Turqisë, Daci: Mungon ftesa e Shqipërisë!

Erdon Daci është një tjetër futbollist me aftësi të jashtëzakonshme që i është bashkuar elitës së futbollit turk. Sulmuesi me origjinë shqiptare luan me Konyasporin, ku në sezonin e fundit u rendit në mesin e tabelës.

Trajneri i skuadrës turke i bëri një surprizë të bukur Dacit, duke e aktivizuar për 90 minuta në ndeshjen hapëse të sezonit të ri. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ndërsa në sezonin e shkuar ky futbollist ka qënë më së shumti pjesë e të rinjëve të Konyasporit.

Në përballjen e mbyllur pa gola ndaj Ankaragucu, Daci u cilësua si një nga më të mirët nga mediat turke. “Shqiperia.ch” e ka kontaktuar sulmuesin e Konyasporit, ku jemi interesuar edhe për një bashkim të mundshëm me kuqezinjtë tanë, ndërsa ka mbrojtur edhe fanellën e Maqedonisë së Veriut.

“Po ishte surprizë, nuk e prisja të luaja për 90 minuta dhe po e falenderoj pafundësisht trajnerin për besimin që më dha. Në fillim kisha emocione, por m’u larguan me kalimin e minutave. Isha shumë i lumtur që fillova nga minuta e parë dhe dhashë gjithçka për të qënë perfekt.

Shqipëria? Nuk kam kontakte ende prej andej. Vitin e kaluar më kanë kontaktuar që do të më thërrisnin, por më ka munguar ftesa në këto kohë. Jam i fokusuar te Konyaspori aktualisht”, ka thënë Daci. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top