You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Një talente e rrallë 17-vjeçare vjen nga Bajer Leverkusen, do t’i bashkohet Shqipërisë

Ekskluzive/ Një talente e rrallë 17-vjeçare vjen nga Bajer Leverkusen, do t’i bashkohet Shqipërisë

Shqipëria është duke ndjekur një plan strategjik në bërthamën e Kombëtares, jo vetëm në atë A-në, por edhe në grupmoshat më të vogla. Kjo shpjegon edhe rezultatet pozitive që janë shtuar shumë së fundmi prej andej, me të rinjtë që premtojnë shumë për të ardhmen e Kombëtares.

Këtu nuk bën përjashtim edhe Kombëtarja e Femrave, që drejtohet nga trajneri Vioresin Sinani. Gjithmonë e më shumë futbolli ka marrë profesionalizmin e duhur edhe te femrat në Shqipëri, pavarësisht sesa e vështirë apo e pamundur dukej në hapat e parë ky mision. “Shqiperia.ch” mëson në mënyrë ekskluzive se te Shqipëria ka një përforcim të ri, me një talente të rrallë që vjen nga Gjermania.

Blerina Asani është futbollistja që luan me Bajer Leverkusenin, e cila është ftuar për dy ndeshjet e rradhës ndaj Maqedonisë së Veriut në datat 13 dhe 16 qershor. Madje ky është një rast i rrallë, pasi flasim për një lojtare që është vetëm në moshën 17-vjeçare dhe që siguron Kombëtaren A të femrave. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top