You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekskluzive/ Munishi për polemikat e Roshi-Zeneli: “JO” argat të atyre që na ndan padrejtësisht

Ekskluzive/ Munishi për polemikat e Roshi-Zeneli: “JO” argat të atyre që na ndan padrejtësisht

Trajneri i njohur në trevat shqiptare, Ismet Munishi, ka folur për “Shqiperia.ch” sa i përket polemikave të fundit për krahasimin Roshi-Zeneli. Një mendim të tillë do e jepte Redi Jupi, që sheh ngjashmëri të madhe mes dy lojtarëve, ndërsa menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, për një moment e harroi postin e lartë te përfaqësuesja duke nisur të flas për xhelozi.

Media jonë ka komunikuar menjëherë me Munishin, për të marrë një mendim rreth mënyrës sesi po i edukojmë brezat e rinjë dhe rrezikut që na kanoset, nëse vazhdojmë në këtë mënyrë: “Ne duhet t’i edukojmë ndryshe brezat e rinjë. Këto polemika janë tërësisht të panevojshme dhe shumë të dëmshme. Ne jemi vëllezër. Duhet që ta respektojmë dhe duam më shumë njëri-tjetrin, e jo të bëhemi argat të atyre që na ndan padrejtësisht”, ka thënë Munishi. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top