Trajneri i njohur në trevat shqiptare, Ismet Munishi, ka folur për “Shqiperia.ch” sa i përket polemikave të fundit për krahasimin Roshi-Zeneli. Një mendim të tillë do e jepte Redi Jupi, që sheh ngjashmëri të madhe mes dy lojtarëve, ndërsa menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, për një moment e harroi postin e lartë te përfaqësuesja duke nisur të flas për xhelozi.
Media jonë ka komunikuar menjëherë me Munishin, për të marrë një mendim rreth mënyrës sesi po i edukojmë brezat e rinjë dhe rrezikut që na kanoset, nëse vazhdojmë në këtë mënyrë: “Ne duhet t’i edukojmë ndryshe brezat e rinjë. Këto polemika janë tërësisht të panevojshme dhe shumë të dëmshme. Ne jemi vëllezër. Duhet që ta respektojmë dhe duam më shumë njëri-tjetrin, e jo të bëhemi argat të atyre që na ndan padrejtësisht”, ka thënë Munishi. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/