You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Ekskluzive/ Mesfushori që bojkotoi Kosovën U-21: Më keqkuptuan, Shqipërinë e pranoj me dëshirë

Ekskluzive/ Mesfushori që bojkotoi Kosovën U-21: Më keqkuptuan, Shqipërinë e pranoj me dëshirë

Kosova U-21 e ka bërë zyrtare listën e saj për ndeshjet e rradhës që do të ketë për kualifikueset e Europianit. Polemikat kanë plasur, ku mesfushori i Drenicës, Atdhe Grajqevci, ka folur hapur për një listë të ndërtuar në bazë të interesave dhe jo meritës.

Megjithatë fjalët e thëna për “Gazeta Blic” kanë pasur edhe një keqinterpretim, në momentin kur është thënë se nuk do të pranohet më ftesa nga Kosova. Këtu bëhej fjalë vetëm për U-21, pavarësisht deformimeve që kanë ardhur në media.

“Shqiperia.ch” e ka kontaktuar futbollistin në fjalë, që shpreh gatishmërinë e tij për të përfaqësuar edhe kombëtaren shqiptare.

“Shumë portale, përveç Gazetës Blic, e keqkuptuan atë që unë kam thënë. Unë thashë se nuk do e pranoj ftesën nga U-21, jo nga Kosova. E dua vendin tim dhe kam qënë pjesë e U-15, U-17 dhe U-19. Mllëfi ka 2 vite që ka filluar dhe nuk po ftohem, kur ka lojtarë që ndodhet në listë dhe nuk i ka as 90 minuta të plota në ekipet e tyre. Shqipëria dhe Kosova, ne jemi një. Unë do e pranoja me shumë dëshirë ftesën edhe nga Shqipëria”, u shpreh Grajqevci. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top