You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Menaxheri humbi bastin për Shqipërinë, Uzuni i gëzohet një “Porche” për dhuratë

Ekskluzive/ Menaxheri humbi bastin për Shqipërinë, Uzuni i gëzohet një “Porche” për dhuratë

Myrto Uzuni është padyshim futbollisti më i spikatur i Shqipërisë në këtë vit futbollistik. Nga Laçi te Lokomotiva e Zagrebit, duket sikur ky lojtar po ecën me hapa gjigand. Debutimi me Kombëtaren nuk vihej në diskutim, por ajo që vlen të theksohet, është se ky lojtar ka dalë nga parashikimet.

Imagjinoni, nëse kjo ka ndodhur edhe me menaxherin e tij, Franci Bode, nuk vlen të diskutohet për më tej. Tashmë Myrto Uzuni i gëzohet dhuratës dhe bastit të fituar, një makinë e tipit “Porche Cayenne”. “Shqiperia.ch” ka mësuar në mënyrë ekskluzive, se çfarë qëndronte pas këtij basti të fituar.

Në muajin janar të këtij viti, menaxheri e kishte sfiduar Myrton, duke i thënë se nëse arrinte të shënonte mbi 10 gola dhe të siguronte kombëtaren shqiptare, atëherë do t’i blente çfarë të dëshironte. Duke parë situatën, sigurisht që Franci Bode i ka bërë gati lekët prej shumë muajsh, pasi Uzuni e kishte të fituar bastin me hapat e hedhura me Lokomotivën e Zagrebit. Dëshira e lojtarit shqiptar ishte të bënte të tijën një makinë “Porche” dhe kjo u realizua me sukses. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top