You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Luhet ndaj Turqisë dhe Andorrës, Panuçi i ka nisur ftesat lojtarëve

Ekskluzive/ Luhet ndaj Turqisë dhe Andorrës, Panuçi i ka nisur ftesat lojtarëve

Shqipëria do të zhvillojë dy takime për muajin mars, sa i përket kualifikueseve të Europianit. Fillimisht presim në shtëpi Turqinë, për të udhëtuar në transfertë ndaj Andorrës.

Kundërshtar më i lehtë për kuqezinjtë është Andorra, por sigurisht që nënvlerësimi mbetet “vetëvrasje”. Panuçi duhet të luajë me më të mirët, për të marrë maksimumin nga këto dy takime.

Lista e plotë dhe zyrtare e Shqipërisë del 7-10 ditë përpara takimit të parë ndaj Turqisë, por “Shqiperia.ch” ka zbuluar pak nga lojtarët që priten të grumbullohen. Kështu, ftesat e para të Panuçit kanë mbërritur që para tre ditësh, për lojtarët që do i bashkohen Kombëtares. Ndërkohë ne do të sjellim në artikujt e mëvonshëm edhe një pjesë të listës së futbollistëve që do të gjenden në atë zyrtare. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top