You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ Luan me Leganesin, Lleshi: U shpalla më i miri, gati për “La Liga”

Ekskluzive/ Luan me Leganesin, Lleshi: U shpalla më i miri, gati për “La Liga”

Kleandro Lleshi është një talent shqiptar që meriton gjithë vëmendjen në Spanjë, ndërsa luan me Leganesin. Aktualisht luan me të rinjtë e saj, pasi është vetëm 19-vjeç, por premton shumë për të ardhmen. Në rolin e mesfushorit shkatërrues, ky lojtar është grumbulluar edhe nga të rinjtë e Shqipërisë.

I kontaktuar nga “Shqiperia.ch”&”Albanian Talents”, Lleshi ka rrëfyer shumë për karrierën e tij. Aktualisht ky lojtar ka kontratë deri në vitin 2022 për ekipin spanjoll, ndërsa në fundin e këtij kampionati do të largohet nga skuadra B, për të shkuar me Leganesin e parë ose në një huazim.

“Për të qenë sa më në formë, gjatë gjithë sezonit kam luajtur titullar në të gjithë ndeshjet e ekipit B (filial i ekipit të parë). Këtu përjashtohen vetëm rastet kur jam tek ekipi i parë ose në Kombëtare. Tek Leganes B luaj me numrin 5. Aty kam luajtur deri tani 2073 minuta ne sezonin 2018-2019. Jam vlerësuar lojtari më i mirë i Lèganes B sipas “Transmarket” per sezonin aktual. Disa herë jam përzgjedhur edhe në 11-eshen ideale të javës për “Tercera division”.

Lidhur me sezonin e ardhshëm, nuk do të jem më pjesë e ekipit B. Duke qenë se klubi është shumë i interesuar për sherbimet e mia dhe beson tek unë, kemi rënë dakort që nëse nuk ekziston mundësia e minutazhit në ekipin e parë, për faktin që unë jam vetëm 19 vjeç dhe pozicioni im kërkon më shumë eksperiencë, klubi ka disa alternativa në formë huazimi në “Segunda Division” në Spanjë, ose në disa kampionate të Europës. Në lidhje më këto vendime, do arrijmë akordin në fundin e këtij sezoni”, ka thënë Lleshi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top