You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ “Lokomotivë” e varur pas Uzunit, dëshira zgjat tre ditë: Edhe 7 gola, si numri në fanellë

Ekskluzive/ “Lokomotivë” e varur pas Uzunit, dëshira zgjat tre ditë: Edhe 7 gola, si numri në fanellë

Lokomotiva e Zagrebit ka marrë një tjetër fitore në miqësoren e luajtur në ditën e sotme, teksa ka mundur me rezultatin 3-1 ekipin kroat të Znojmos. Me një asist e ka festuar edhe ndërrimin e numrit të fanellës lojtarit shqiptar, Myrto Uzuni, që ishte vendimtar në golin e parë.

Ky i fundit është parë në fushë me fanellën me numër 7, ndryshe nga më herët. “Shqiperia.ch” ka kontaktuar menjëherë me futbollistin e Shqipërisë, për të kuptuar më tepër rreth kësaj zgjedhje. Vetë Uzuni shprehet se kjo ishte një dëshira e tij personale, që është plotësuar brenda 3 ditësh.

“Ishte dëshira ime që trajnerit ia shpreha para 3 ditësh, për të mbajtur numrin 7. Vetëm 3 ditë dhe pashë që fanella ishte gati. Do e mbajë deri në fundin e sezonit, ndërsa tani shpresoj të shënojë edhe 7 gola të tjerë, siç kam edhe numrin e ri. Idhulli im në futbollin europian është Kristiano Ronaldo. Gjithsesi, arsyeja e ndërrimit të numrit ishte se që tek të rinjtë e Beratit e kam pasur “7”, pastaj tek ekipi i parë i Beratit dhe Apolonia”, u shpreh Uzuni. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top