You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Kombëtarja që do përfaqësoj? Flet djali i Igli Tares: Flamurin më të bukur në botë!

Ekskluzive/ Kombëtarja që do përfaqësoj? Flet djali i Igli Tares: Flamurin më të bukur në botë!

Në mëngjesin e sotëm një surprizë e bukur ka ardhur nga Italia, atje ku u mësua se djali i Igli Tares, Etienne, është bashkuar me Lacion U-17. Drejtori më i mirë sportiv i Serisë A e kishte talentin brenda shtëpisë dhe nuk i duhej shumë që të mundohej me udhëtime, për ta bindur që të firmoste me klubin kryeqytetas.

Ngjashmëri të madhe jo vetëm në pamjen fizike, por edhe në stilin e lojës. Etienne Tare është një sulmues qëndror që duhet të punojë shumë gjatë kësaj kohe, që emërtimi “djali i Iglit” t’i largohet sa më herët, siç ndodhi edhe me Thomas Strakoshën. Të kesh baba një legjendë të Kombëtares, të jep aq shumë prioritete, sa edhe vështirësi.

Shqiperia.ch” ka kontaktuar menjëherë me futbollistin e talentuar, për të parë edhe dëshirën që kishte për t’iu bashkangjitur Kombëtares në të ardhmen.

“Është vërtet një emocion i madh për mua dhe një nder i veçantë që i bashkohem Lacios U-17. Sidomos nëse arrij objektivin tim për të veshur fanellën e flamurit më të bukur në botë. Pra, atë të Shqipërisë”, ka thënë Etienne Tare. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top