You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ I shënoi Partizanit të Beogradit, Çekiçi: Hyra në fushë si githmonë, gati për Europë

Ekskluzive/ I shënoi Partizanit të Beogradit, Çekiçi: Hyra në fushë si githmonë, gati për Europë

Endri Çekiçi vazhdon me golat e shënuar, ndërsa në përballjen e djeshme arriti ta bënte këtë gjë në miqësoren ndaj Partizanit të Beogradit. Ndeshja do të mbyllej me rezultatin 1-0, ndërsa autori i golit të vetëm, do të ishte pikërisht sulmuesi shqiptar.

“Shqiperia.ch” ka marrë një prononcim të shkurtër nga Çekiçi për të kuptuar pak më tepër sa i përket përgatitjeve që po zhvillohen me Olimpik Ljubjanën, por edhe ndjesinë e përjetuar në realizimin ndaj skuadrës të njohur serbe.

“Faza përgatitore është duke ecur vërtet shumë mirë. Besoj se jemi gati për të enjten në Europë, atje ku do të luajmë ndeshjet kualifikuese. Sa i përket ndeshjes me Partizanin e Beogradit, kam hyrë në fushë si çdo ndeshje tjetër, për të dhënë maksimumin tim.  Në fund jam shpërblyer edhe me gol. U ndjeva shumë mirë që shënova normalisht dhe shpresoj që të vazhdoj kështu”, ka thënë Çekiçi. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top