You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Ekskluzive/ I magjepsi të gjithë te Shqipëria me shirit, Kallaku: Më frymëzon Kaka dhe Iniesta!

Ekskluzive/ I magjepsi të gjithë te Shqipëria me shirit, Kallaku: Më frymëzon Kaka dhe Iniesta!

Në mbrëmjen magjike të Shqipërisë U-21 ndaj Turqisë, ai që dallohej lehtësisht në fushën e lojës, ishte Sherif Kallaku. Kjo jo vetëm për shkakun e shiritit të kapitenit që ky lojtar mbante në krahë, por për klasin e jashtëzakonshëm që ofroi në fushën e lojës.

Përsa kohë te Shpresat ka lojtarë të këtij niveli, rezultati që merret është i fundit që ka rëndësi. Topin ia fsheu kundërshtarit në perfeksion, ndërsa shpeshherë vetëm me një lëvizje të vetme, që Kallaku e bënte në mënyrën më të mirë, dilnin huq shumë lojtarë të Turqisë.

Në një intervistë për “Shqiperia.ch”, kapiteni i Shpresave të Bushit ka folur më tepër rreth ndeshjes së shkuar, pa harruar edhe aspektin personal.

Shiriti i kapitenit në krahë, mbi të gjitha me Shqipërinë. Çfarë emocioni të dha?

Shiriti i kapitenit te Shqipëria të jep një emocion të jashtëzakonshëm dhe një ndjenjë krenarie, që asnjë fjalë nuk mund t’i afrohet për ta përshkruar saktësisht.

Turqisë arrite t’ia fshehje topin dhe të dhuroje pasime magjike. Si u ndieve pas asaj humbje të pamerituar?

Unë thjeshtë u mundova të bëja lojën time. U mërzita për humbjen, pasi sado që të luash mirë, skuadra vjen mbi të gjitha.

Kush e frymëzon Kallakun në lojën e tij?

Ksavi, Iniesta dhe Kaka. Këta janë lojtarë të nivelit botëror dhe për mua janë një frymëzim shumë i madh.

Thuajse gati për kalimin e madh në Europë. Do të vij shpejt?

Normalisht që e mendoj kalimin në Europë, por për të mbërritur deri në atë pikë, më duhet edhe shumë punë e përpjekje.

Bajramaj dhe Vrioni. Shumë shkëlqim në fushë, përtej rezultatit. Si e sheh të ardhmen e Shqipërisë?

Këta dy lojtarë ishin në mbrëmjen e tyre, por jo vetëm ata. Unë uroj që ne të kemi një të ardhme të ndritur dhe që të jemi ne ata që do të kualifikohemi në një kompeticion të rëndësishëm si Europiani apo Botërori.

E mendon veten gati për Kombëtaren A, apo ka ende punë dhe kohë për të mbërritur deri aty?

Për mendimin tim është ende shpejt për Kombëtaren A, pasi më duhet të jap prova. Fillimisht më duhet të bëj mirë te Shpresat dhe te Teuta. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top