You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Hafizi për “Shqipëria.ch”: Panuçi t’i dalë për zot punës, nuk i njeh përgjegjësitë

Ekskluzive/ Hafizi për “Shqipëria.ch”: Panuçi t’i dalë për zot punës, nuk i njeh përgjegjësitë

Shqipëria do të rikthehet në fushën e lojës në tetor, për të luajtur përballë Izraelit në sfidën e vlefshme për “Ligën e Kombeve”.

Fillimisht grupi i drejtuar nga Panuçi, duhet që të luajë ndaj Jordanisë, në një test miqësor paraprak, për të parë gjendjen e futbollistëve. Në një prononcim ekskluziv për “Shqipëria.ch”, ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, e ka kritikuar trajnerin italian, duke u shprehur se ky i fundit duhet t’i dalë për zot punës së tij dhe të mbaj përgjegjësitë që i takojnë.

“Në qoftëse flasim për këto dy ndeshjet e fundit të luajtura të Panuçit, të paktën në fillimin e këtij edicioni janë ndeshje të cilat mund ti quaj mesatare. Kanë moment që është një fitore edhe e cila është gjithmonë  pozitive në futboll, sido që të jetë e marrë ajo fitore, e merituar apo jo, por quhet fitore,  siç ishte ajo me Izraelin.

Ndeshja tjetër me Skocinë la për të dëshiruar.  Ka anë pozitive një moment, fitoren, por ka dhe anë të tjera , pra nuk quhen se është një arritje apo një ndryshim nga edicioni I kaluar. Ndoshta është shpejt sepse ka një vit punë, por megjithatë gjërat që evidentohen, duhen përmendur.  Panuçi ka marrë përsipër një detyrë ka marrë një punë që duhet ti dali për zot, ka marrë një përgjegjësi të madhe mbas largimit të De Biassit dhe mbas arritjes që Kombëtarja bëri në europian.

Ai duhet të mbajë shumë më tepër përgjegjësi, duhet të përfshijë veten e tij në punën kur nuk I shkon ashtu siç duhet, sepse shpesh e gjej larg asajt përgjegjësisë duke u marrë me disa gjëra anësore që nuk I shërbejnë punës”, u shpreh Hafizi. /Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top