You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ Greqia i dërgon ftesë për herë të tretë, Mitaj mban presionet dhe Shqipërinë

Ekskluzive/ Greqia i dërgon ftesë për herë të tretë, Mitaj mban presionet dhe Shqipërinë

Mario Mitaj është futbollisti i ri që premton aq shumë me të ardhmen e tij, por nga ana tjetër edhe fillimi i një historie krenarie. Kështu, ky futbollist mban shiritin e kapitenit tek të rinjtë e Aekut, që janë një prej akademive më të mira në Greqi.

Mitaj ka lindur në Athinë në vitin 2003, ndërsa origjina e tij është nga Vermoshi. Ai mund të luajë në 2-3 pozicione të fushës, si mbrojtës dhe mesfushor. Dashuria e madhe për Shqipërinë, atdheun e tij, ka bërë që Mitaj të përballet me sfida të vështira që i vogël. Nga burime ekskluzive nga afër lojtarit, “Shqiperia.ch” zbulon faktin se lojtari në fjalë ka refuzuar për herën e tretë ftesën e ardhur nga të rinjtë e Greqisë. Këta të fundit po bëjnë gjithçka për të rënduar sa më tepër karrierën e Mitajt, vetëm që ky i fundit t’u bashkohet fqinjëve.

Deri tani një presion i shkuar më kot, sepse Mitaj jo vetëm që është i Shqipërisë, por ka edhe shiritin e kapitenit tek U-17. Madje në turneun e organizuar së fundmi ku mori pjesë edhe Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Beqiri, mesfushori arriti të shënonte 2 nga 3 golat e realizuar në total nga Shqipëria. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top