You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekskluzive/ Elezi reagon pas festës: Betohem që u ndjeva keq, nuk lejova të shahej Shqipëria

Ekskluzive/ Elezi reagon pas festës: Betohem që u ndjeva keq, nuk lejova të shahej Shqipëria

“Shqiperia.ch” ka publikuar një artikull vetëm pak minuta më parë, rreth një episodi të ndodhur pas ndeshjes miqësore mes Shqipërisë U-19 dhe Maqedonisë së Veriut U-19. Faktikisht këto takime janë luajtur dy herë brenda pak ditësh, ndërsa pas takimit në Korçë, ishte momenti për të udhëtuar në Ohër.

Ndeshja e fundit miqësore përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Maqedonisë së Veriut, që si kapiten ka një shqiptar, Agon Elezi. Ky i fundit realizoi edhe golin e fitores ndaj kuqezinjve. Por një postim i festës në dhomat e zhveshjes në një takim të thjeshtë miqësor, lë vend për shumë diskutime dhe polemika. Gjithsesi, vetë protagonist në fjalë, Agon Elezi ka reaguar për median “Shqiperia.ch”:

“Ne jemi profesionist dhe unë nuk jam gëzuar për faktin që i shënova Shqipërisë, por për faktin që kam shënuar gol. Kjo do të jetë mirë për karrierën timë në vijim. Jam ndjerë shumë keq që i shënova Shqipërisë dhe ju betohem për këtë. Pas lojës jemi ndarë miqësisht me gjithë lojtarët e Shqipërisë dhe me disa nga ta jam bërë shok. Me Armando Brojan e Chelseat shkojmë shumë mirë. Por edhe me trajnerin e nderuar Nevil Dede, u përqafuam pas lojës dhe patëm një bisedë të këndshme.

Në ndeshjen e parë në Korçë, publiku po na ofendonte shumë dhe lojtarët maqedonas mundoheshin të ktheheshin nga tribuna dhe t’i shajnë. Isha unë ai që nuk i lejoja duke thënë: “Mos e shani Shqipërinë”. Si kapiten që isha, nuk e lejoja të shahej Shqipëria. Jo vetëm Shqipëria, por asnjë shtet tjetër. Ne jemi profesionist dhe vetëm duhet të luajmë në fushë”, tha Elezi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top