You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ E kanë fiksimin e vjetër, Kaçe mund të kaloj te ekipi i njohur në Seria A

Ekskluzive/ E kanë fiksimin e vjetër, Kaçe mund të kaloj te ekipi i njohur në Seria A

Ergys Kaçe dhe Fiorentina kanë një “histori dashurie” që ka lindur shumë vite më parë. Më saktësisht në vitin 2012, atëherë kur kjo skuadër italiane paraqiti ofertën e saj për të marrë shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Megjithatë historia nuk rrodhi në mënyrën e duhur dhe futbollisti kuqezi vazhdoi të mbetej pjesë e PAOK, me disa huazime të ndryshme që erdhën me kalimin e kohës. Së fundmi “Shqiperia.ch” mëson nga burime të sigurta, se Fiorentina u rikthye sërish të trokas në derën e klubit grek gjatë merkatos së kësaj vere, për të transferuar Kaçen.

Fillimisht kjo shihej si rruga e vetme dhe lojtari i Kombëtares do të ishte shumë pranë kalimit në Seria A. Por ndryshimi i trajnerit të PAOK, me afrimin e Abel Ferreira, i ka ndryshuar disi planet. Ky i fundit i dha një shans Kaçes për të treguar vlerat dhe për të qënë pjesë e “Champions League” në sezonin e ardhshëm. Mbetet të shihen zhvillimet e reja gjatë kohëve në vazhdim, ndërsa i gjithë vendimi është në duart e trajnerit portugez të PAOK.

Ferrera ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për Kaçen, që më parë as nuk e merrnin në konsideratë për të qëndruar. Nëse portugezi do të vendosë largimin e menjëhershëm, atëherë dera për të shkuar te skuadra ku luan edhe Erald Lakti, do të ishte e hapur. Por sipas burimeve tona këtu nuk duhet të anashkalojmë edhe një marrëveshje të mundshme që mund të lind nga të dyja skuadrat për të përmbyllur gjithçka në janar. /Klaudio Ndreca-Shqipera.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top