Myrto Uzuni nuk ndalet në Kroaci, teksa këtë herë ka arritur t’i shënoj edhe Dinamos së Zagrebit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e barazimit, ndërsa Lokomotiva e Zagrebit do të ndalte kryesuesit me rezultatin 1-1.
Si gjithmonë nëse kjo skuadër shënon, atëherë autori i golit do të jetë futbollisti i Kombëtares. Në një prononcim për “Shqiperia.ch”, Uzuni ka folur edhe për emocionet e para në lidhje me ndeshjen ndaj Dinamos së Zagrebit.
“Jam shumë i lumtur për golin e shënuar, pasi ka ardhur ndaj një kundërshtari si Dinamo e Zagrebit që është kualifikuar në “Europa League” dhe bën gjithmonë mirë. Madje edhe javën e parë e mundën Osijekun me rezultatin 3-0. Gëzimi rritet edhe më tepër, pasi po shënoj thuajse në çdo dy ndeshje”, u shpreh Uzuni. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/