
Skuadra greke e Olympiacos ka njoftuar dy transferime mbrëmjen e shkuar, ku midis tyre është dhe emri i shumëpërfolur i Fjorin Durmishaj. Ish-sulmuesi i Panionios mbylli sezonin me vetëm 6 gola, ndërsa sezoni tjetër e pret akoma e dhe me më më shumë përgjegjësi. Ishte përfolur edhe më herët se skuadra e Olympiakos interesohej për 22-vjeçarin duke i vlersuar aftësitë sulmuese.
Por situata pranë klubit grek nuk duket aq miqësore për lojtarët me origjinë shqiptare. Edhe pse Durmishaj ka veshur fanellën e kombëtares greke, ambjenti rracist është mjaft i dukshëm tek skuadra e kuqe. “Shqiperia.ch” mëson se tifozët e Olympiacos mund ta kryqëzojnë lojtarin e ri në të parin gabim që ai mund të bëj duke e ofenduar e thirrur; Shqiptar! Burimet thonë se është mjaft e vështirë të luash në një ekip të madh sa Olympiacos pasi presioni është goxha më i lartë se në skuadrat e tjera.
Po të njejtat burime tregojnë se një zyrtar i lartë i skuadrës së Olympiacos para disa kohësh ka shprehur qendrimin e tij kundër lojtarëve shqiptarë. Në një bashkbisedim me një tjetër menaxher grek, zyrtari besohet se i ka thënë kolegut të vet; “Na mbytën shqiptarët, ka aq shumë që po luajnë në skuadrat tona. Kjo nuk duhet lejuar pasi ne duhet t’i besojmë lojtarëve tanë grek që janë të rinjë dhe të investojmë tek ata”.
Durmishaj ka qenë një lojtar që ka hapur gjithmonë diskutime në media. Edhe në momentin që ai u thirr tek kombëtarja greke, një pjesë e mirë e tifozëve dolën kundër afrimeve të tilla. Priten situate mjaft të nxehta sa i përket lojtarit dhe mënyrës sesi do të përshtatet tek skuadra e re e Olympiacos./Shqiperia.ch/