You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Babai shqetësime nga zemra, Uzuni braktis Lokomotivën vetëm për ta parë

Ekskluzive/ Babai shqetësime nga zemra, Uzuni braktis Lokomotivën vetëm për ta parë

Pas një futbollisti të mirë, fshihet një njeri me vlera akoma edhe të mira njerëzore. Nuk është e nevojshme të shpjegohet më shumë, pasi vetëm me kokën e ulur dhe duke pasur gjithmonë parasysh se nga e ke nisur, mund të hedhësh hapa të mëdhenj përpara.

Kjo është edhe historia e Myrto Uzunit, futbollisti që rrëmbeu zemrën e tifozëve shqiptarë brenda pak kohësh. Pasi shkoi te Lokomotiva e Zagrebit dhe bëri një zhurmë të menjëhershme në Kroaci, e tregoi më së miri se nuk e “pështyn” bukën e ngrënë.

Tifozat tanë janë mësuar tashmë, që pasi një lojtar i joni bën lëvizje të tilla, të nisi me historitë e zakonshme: “Ta shohim për Shqipërinë, ka kohë përpara”. Por Uzuni e kishte dëshirën e tij më të madhe për të përfaqësuar kombin dhe ia arriti qëllimit.

Vlerat njërzore i ka me tepricë dhe kjo tregohet nga ndodhia e fundit. “Shqiperia.ch” ka mësuar se sulmuesi ka braktisur menjëherë stërvitjen e Lokomotivës për t’iu bashkuar babait të tij. Artan Uzuni kishte pasur disa shqetësime nga zemra në kohët e fundit, ndërsa Myrto donte ta shihte me patjetër nga afër, për të parë se gjithçka ishte në rregull me babain e tij. Rastësia bëri që në këtë kohë edhe Artan Uzuni të festonte datëlindjen, që shijon akoma edhe më shumë, duke parë djalin që e ka rritur dhe po ia shpërblen çdo sakrificë në mënyrën më të mirë.

Në fund, ka edhe një dedikim për të: “Babush, gëzuar 52 vjetorin. Ti je gjysma ime që ka ndikuar që unë të arrij ky që jam sot. Je mbështetja ime më e madhe. Të falenderoj për gjithçka bërë për mua. Për çdo sakrificë që janë të panumërta dhe dashurinë pa kushte që na ke rritur. Je krenaria ime. Të dua shumë babi”. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top