You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Ekskluzive/ Armando Broja: Nuk kam sekrete, tani shpresoj te ekipi i parë i Chelsea

Ekskluzive/ Armando Broja: Nuk kam sekrete, tani shpresoj te ekipi i parë i Chelsea

Armando Broja është sulmuesi i momentit te Shqipëria. Futbollisti që luan me të rinjtë e Chelseat, arriti të shënonte në dy ndeshjet e Shqipërisë U-19 ndaj Kosovës, derisa ftesa i mbërriti nga Alban Bushi.

Të njëjtën gjë e përsëriti edhe me kuqezinjtë U-21, në dy takimet miqësore ndaj Uellsit. E gjitha kjo ndodhi brenda një kohe të shkurtër, me Brojën që tregohet “vrasës” përpara zonës kundërshtare. Në një prononcim të shkurtër për “Shqiperia.ch”, sulmuesi i londinezëve ka thënë se e pret debutimin me ekipin e parë.

“Sekrete? Nuk kam sa i përket shënimit të golave. Unë thjeshtë jam një sulmues dhe më pëlqen të bëj detyrën time. Në fushë gjithmonë punojë shumë, për t’u shpërblyer më pas. Me trajnerin Alban Bushi nuk kam folur shumë pas ndeshjes, por më uroj suksese për vazhdimësinë. Sa i përket karrierës në klub, planet e mia janë që të stërvitem fort dhe të jap maksimumin. Shpresoj se te Chelsea do të më japin mundësinë për të mbërritur në ekipin e parë”, ka thënë Broja. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top