You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Alban Bushi shkon në Zvicër për mbrojtës, piketohet Valon Hamdiu i Winterthur

Ekskluzive/ Alban Bushi shkon në Zvicër për mbrojtës, piketohet Valon Hamdiu i Winterthur

Shqipëria U-21 i ka zhvilluar dy takimet e saj kualifikuese për Europianin, atje ku ka humbur me Turqinë në shtëpi me rezultatin 1-2, ndërsa ka barazuar në transfertë ndaj Andorrës në shifrat 2-2.

Por përtej pjesës së pikëve, detyra kryesore e trajnerit Alban Bushi, është dërgimi i sa më shumë lojtarëve në Kombëtaren A. Veçanërisht ndaj Turqisë mund të thuhet se misioni ishte i kryer me sukses, pasi në fushën e lojës shkëlqyen shumë lojtarë, që duhet të merren në konsideratë edhe nga trajneri i ri i ardhshëm i kuqezinjve.

Së fundmi, “Shqiperia.ch” mëson se Bushi ka shkuar në Zvicër për të parë takimin mes Schaffausen-Winterthur. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për turizëm, pasi është piketuar një tjetër lojtar që mund të veshë fanellën e Shqipërisë. Më saktësisht bëhet fjalë për Valon Hamdiun, që luan si qëndërmbrojtës dhe aktivizohet te Winterthuri, atje ku luan edhe Taulant Seferi.

Futbollisti 20-vjeçar ka lindur në trevën shqiptare të Maqedonisë, ndërsa shihet si një potencial për të ardhmen, atje ku do të mbulojë edhe prapavijën, që ka qënë një problem te U-21 i Shqipërisë. Në këtë udhëtim, Alban Bushi është shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Sokol Dauti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top