You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekskluzive/ Abazaj: Nuk më do më Anderlehti? Mos i dëgjoni mediat, nuk është e largët dita ime

Ekskluzive/ Abazaj: Nuk më do më Anderlehti? Mos i dëgjoni mediat, nuk është e largët dita ime

Kristal Abazaj është transferuar te Anderlehti në merkaton e verës, duke hedhur një hap të madh pasi ishte pjesë e Luftëtarit. Atje bëri gjithçka mirë, duke qenë edhe një “Kristal” për futbollin shqiptar. Gola dhe realizime nga ato që askush tjetër nuk mund t’i bënte, ky futbollist tregoi sesa i “vlente lëkura”.

Në Belgjikë historia ndryshon disi, teksa ambientimi nuk po shkon në mënyrën e duhur. Dëmtimet e shpeshta kanë ndikuar jo pak për Abazajn, duke i mohuar edhe debutimin me Anderlehtin. Me të rinjtë e tij futbollisti shqiptar po shkëlqen, ndërsa së fundmi ka shënuar një dopietë.

Në një prononcim për “Shqiperia.ch”, Abazaj ka folur në lidhje me zërat që e largojnë nga ekipi i njohur belg, duke i konsideruar vetëm sajime të medias.

“Kam një periudhë të gjatë që nuk aktivizohem dhe arsyet janë të ndryshme. Duhet kuptuar, futbolli i ka momentet e mira dhe ato të këqija. Kjo më bën edhe më të fortë për të ecur përpara, sepse pa këto pengesa, suksesi nuk arrihet.

Kam ditë që po jap më të mirën në stërvitje dhe mendoj se debutimi im me Anderlehti nuk është larg. Sa i përket merkatos së janarit, nuk mund të them dot asgjë, pasi janë drejtuesit e klubit që merren me atë punë dhe menaxheri sigurisht. Ato që fliten nëpër media të ndryshme se Anderlehti nuk e do Abazajn, nuk janë aspak të vërteta.

Kombëtarja po kalon një moment të keq dhe ne vijmë pas disa rezultateve jo të mira. Ndiejmë keqardhje, por do të ringrihemi, sepse e treguam se çfarë mund të bëjmë së bashku të bashkuar”, u shpreh Abazaj. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top