
Hajduku i Splitit ka thyer një rekord gjatë ditës së sotme, teksa ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Rijekës. Ekipi i Ismajli, Tahirajt dhe Sahitit kishin përballë skuadrën që renditet në vendin e dytë në Kroaci dhe është më e forta pas Dinamos së Zagrebit.
Përtej spektaklit në fushë, ajo që e kënaq edhe më shumë Hajdukun, është thyerja e tabusë. Jo pak, por 8 vite kishte Hajduku që nuk arrinte të fitonte në shtëpi ndaj Rijekës. Barazime dhe humbje merrte me shumicë, por asnjëherë duke dalë me triumf në shtëpinë e saj.
Si “hajmali” për ekipin vendas në përballjen e sotme, me fotot ekskluzive të siguruara nga “Shqipëria.ch” në stadiumin e Splitit, ka shërbyer një djalosh shqiptar që mbante në dorë të famshmin…”Autochtonus”. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/