Skuadra e Albacetes është ekipi ku luan edhe legjionari i Kombëtares kuqezi, Manaj, prej afro 1 viti. Ky klub këtë sezon futbollistik luan në ligën e dytë spanjolle, teksa është kthyer në një nga pretendentët kryesorë për t’u rikthyer në “La Liga”. Prej 3 ndeshjesh, Albacete nuk po e “njeh” shijen e fitores, ku i është dashur të humbë edhe vendin e parë të renditjes.
Kjo situatë e skuadrës spanjolle nuk ka ndodhur vetëm për fajin e saj, por edhe për gabimet e shumta të arbitrave. Për këtë gjë, mediat spanjolle kanë publikuar një listë me ekipet të cilat arbitrat kanë gabuar më së shumti. Në krye të kësaj liste qëndron pikërisht klubi i Albacetes të Rei Manjat, ku ky i fundit ka qënë shpesh protagonist në rezultatet pozitivë të spanjollëve.
Kujtojmë që La Liga 2 është një kampionat ku nuk ekziston VAR-i momentalisht dhe kjo gjë duket se ka krijuar shumë polemika në këtë kategori. Shpesh herë gabimet e arbitrave mund të justifkohen si njerëzore, deri në momentin që nuk ndikojnë në klasifikimin e renditjes përfundimtare apo dhe në vazhdimësinë e skuadrave. /Shqiperia.ch/