You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekipi spanjoll i marrosur pas Anderlehtit për merkato, nuk e falin as Kristal Abazajn

Ekipi spanjoll i marrosur pas Anderlehtit për merkato, nuk e falin as Kristal Abazajn

Kristal Abazaj në këtë sezon duket se ende nuk ka gjetur formën e tij më të mirë. Kjo për shkak edhe të skuadrës së tij të re të Andërleht, me hapësirat e pakta që i janë ofruar, ku edhe përshtatja tek kampionati belg e ka vështirësuar më shumë gjendjen e këtij lojtari.

Aktualisht jemi në një periudhë merkato dhe mediat belge ditën e djeshme kanë sjellë edhe një zhvillim të ri për sulmuesin shqiptar. Sipas tyre, për Abazajn ka një interes nga skuadra e Kadizit e cila luan në kategorinë e dytë në Spanjë.  Kjo skuadër po përdor një taktikë tepër të zgjuar përsa i përket lojtarëve, pasi marrin në ekipin e tyre futbollistë të rinj dhe të talentuar.

Mediat belge vënë në dukje se Kadizi dëshiron të marrë shërbimet e shqiptarit deri në fundin e këtij sezoni, së bashku me të tjerë të rinjtë të talentuar, që gjenden te Anderlehti dhe nuk kanë hapësirat e duhura.

Tashmë çdo gjë mbetet për t’u parë se çdo të ndodh me të ardhmen e një prej talenteve më të mëdha shqiptar, teksa theksojmë faktin se në ligën e dytë spanjolle luajnë edhe legjionarët si Bare dhe Manaj, ku me këta Abazaj ka edhe një njohje të vjetër që nga ekipet zinxhirë të Kombëtares. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top