
Në një kohë që Shqipëria përjetoi një situatë vërtet shumë të vështirë pas atij tërmeti 6.4 ballësh të shkallës rihter që goditi vendin dhe u ndje në një pjesë të madhe të rajonit, nuk ka munguar as humori i zi që vjen nga Serbia. Klubi serb Javora ka bërë një postim në faqen zyrtare në “Twitter”, ku shkruajnë: “Nuk u surprizuam nga tërmeti, me ne vazhdimisht ka lëkundje”.
Skuadra serbe është ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit të Serbisë, ku pas 5 ndeshjeve pa humbje, janë mposhtur me rezultatin e thellë nga Partizani i Beogradit me shifrat 6-2. Duke parë këtë luhatje të madhe në formën e tyre, klubi ka vendosur të bëjë humor dhe të përdorë tëmetin e rënë në Shqipëri për t’ia arritur këtij qëllimi. Por gjithashtu edhe duke e lidhur rezultatin ndaj Partizanit të Beogradit me magnitudën e tërmetit në Durrës./Sport Ekspres/
Ми се нисмо изненадили земљотресом, код нас стално љуља. #LjuljajJavore
— ФК Јавор Матис (@FKJavorMatis) November 26, 2019