You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ekipi kanadez dhe merkato të pazakontë, merr lojtarin e dytë që ka luajtur me Burrelin

Ekipi kanadez dhe merkato të pazakontë, merr lojtarin e dytë që ka luajtur me Burrelin

Ekipi i Winsdor në Kanada ka zbuluar një merkato të re sa i përket afrimeve të futbollistëve. Të gjithë u çuditën disi kur u zyrtarizua kalimi i Rudolf Popaj në këtë skuadër. Futbollisti i lindur në Shkodër ishte pjesë e Burrelit, ndërsa bëri një hap disi të pazakontë për lojtarët shqiptarë, duke e vazhduar futbollin në Kanada.

Kjo skuadër luan në ligat e ulëta në këtë vend, ndërsa së fundmi, ka zyrtarizuar edhe një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për lojtarin Juliano Cekaj, që si për rastësi, ka dalë edhe ai nga ekipi i Burrelit. Në ndryshim nga rasti i parë, mesfushori 32-vjeçar ka pasur disa eksperienca si në Greqi dhe Amerikë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top