
Në mesin e një vendi ku shqiptarët shihen gjithmonë si të këqinjtë, paragjykohen dhe u vështirësohet gjithçka deri në ekzagjerim, ka edhe qëndresë. E tillë mund të quhet ekipi i vetëm shqiptar që luan në Greqi, Apolonia FC Athina. Jo vetëm që përfaqësojnë flamurin shqiptar, por duke e ngritur në majat më të larta.
Kjo skuadër thërret lojtarët shqiptarë që t’i bashkohen ftesës për t’u provuar nga datat 7 deri nē 15 shtator. Në këtë mënyrë mund të fitojnë fanellën me peshën e rëndë, që jo të gjithē kanë guximin ta mbajnë në Greqi. Për më tepër, nga ky ekip merren gjithmonë elemente për të bërë hapa më të mëdha në futbollin grek. /Shqiperia.ch/
Në stadiumin Renti Star, Athine tel 6906231392