You are here
Home > Futboll Bota > Ekipi i Serisë C e bën Fiorentinën si shtëpi, Lakti nuk do të ketë shumë ndryshime

Ekipi i Serisë C e bën Fiorentinën si shtëpi, Lakti nuk do të ketë shumë ndryshime

Ekipi i Serisë C, Gubio, e ka kthyer Fiorentinën si shtëpinë e saj në tregun e merkatos verore. Dy futbollistë do të merrte në mënyrë të menjëhershme nga të rinjtë.

Mesfushori shqiptar, Eral Lakti, së bashku me Melin do t’i bashkoheshin Gubios. Ndërkohë sipas asaj që raporton ‘’Tuttomercatoweb’’, po kërkohet edhe një tjetër talent i Fiorentinës. Këtë herë bëhet fjalë për Gabriele Gorin, por që është një operacion më i vështirë.

Nëse marrëveshja do të përmbyllej me sukses, për Laktin do të ishte situata e njëjtë si në vitet e fundit kur ka qënë kapiteni i të rinjëve të Fiorentinës, por me ndryshimin që këtë herë luan në Serinë C. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top