
Mërgim Mavraj dhe Arisi duket se e kanë mbyllur marrëveshjen e tyre së bashku, teksa niveli i treguar nga ana e mbrojtësit shqiptar nuk i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të klubit grek. Sipas “Neakriti.gr” është gjetur edhe klubi i ri i kapitenit të Kombëtares.
Nuk bëhet fjalë vetëm për një hap mbrapa të mbrojtësit shqiptar, por për dy të tilla. Bëhet fjalë për ekipin e Ingolshtadit, që luan në kategorinë e dytë të Gjermanisë. Ashtu siç raportoi edhe “Shqiperia.ch” në ditën e djeshme, Mavraj do të jetë pjesë e Ingolshtadit.
Përkohësisht në të dytën, pasi kjo skuadër rrezikon seriozisht edhe rënien nga kategoria. Ekipi i ri i Mavrajt, që pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, nuk e njeh fitoren prej 14 ndeshjesh në Gjermani. Ky është treguesi i qartë, për të kuptuar nivelin e ekipit të ri të futbollistit të Kombëtares. /Shqiperia.ch/