You are here
Home > Kombëtarja > “Ekipi i ri dhe zakone të vjetra”, Cikalleshi përfundoi në stol ndaj Galatasarait

“Ekipi i ri dhe zakone të vjetra”, Cikalleshi përfundoi në stol ndaj Galatasarait

Kur u mendua se stoli ishte e shkuara e Sokol Cikalleshit dhe një kohë e re po niste në karrierën e shqiptarit, përfundimet janë gjithmonë të njëjta.

Sidomos në Turqi, atje ku karriera e sulmuesit shqiptar ka pësuar një rënie të ndjeshme, ndryshe nga shkëlqimi në Kroaci dhe Shqipëri. Nga njëri ekip në tjetrin, me Akhisasporin u rinis gjithçka në në mënyrën e duhur. Cikalleshi tregoi se ishte në gjendjen e duhur, për të realizuar në portën kundërshtare.

Gjithsesi pak rënie nga forma në disa ndeshje, e kanë shtyrë trajnerin e ekipit turk që ta ul në stol sulmuesin shqiptar ndaj Galatasarait. Takimi do të përfundonte me rezultatin 1-0, me një realizim që do të vinte në sekondën e fundit të ndeshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top