
Vetëm pak ditë më parë, Leon Dajaku, ka arritur të shënojë me ekipin e parë të Bajernit. Pikërisht në atë fitore të thellë me rezultatin 0-23 ndaj Rottach-Egern, që duhej të ishte miqësore, por u kthye në stërvitje. Në ditën e djeshme sulmuesi shqiptar i formuar te Shtutgarti realizoi ndaj Augsburgut.
Bëhej fjalë për një ndeshje të kampionatit në moshën 19-vjeçare. Dajaku ndodhej në fushë si titullar, ndërsa goli i tij do të vinte në minutën e 76. Fitorja do të ishte spektakolare për mënyrën sesi erdhi loja, ndërsa shifrat u mbyllën në rezultatin 3-2 në favor të bavarezëve të vegjël. /Shqiperia.ch/