
Ekipi i Rei Manajt, Albasete, këtë kohë është duke luajtur në gjysmëfinalen e fazës “Play-Off”, për ngjitjen në elitën e La Ligas. Megjithatë shanset janë të pakëta, pasi në takimin e parë është humbur me rezultatin 2-0 ndaj Majorkës.
Gjasat janë të pakëta që përmbysja të vijë në ndeshjen e kthimit, ndërsa drejtori sportiv, Mauro Perez, ka dalë me fakte konkrete për “La Ligan” e mohuar. Kështu, sipas tij, Albacete duhej të gjendej në dy vendet e para që të dërgonin menjëherë në elitën e futbollit spanjoll, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të gabimeve të arbitrave.
“Këtu unë kam 28 gabimet flagrante të arbitrave ndaj Albacetes në këtë sezon. Gjithashtu edhe 5 të tjera nga të cilat ne jemi favorizuar dhe unë do t’i them një nga një. Nuk jam duke paragjykuar, gabimet janë njerëzore. Por nëse i vendosim ato në peshore, tani do të ishim të ngjitur drejtpërdrejtë”, ka thënë Perez. /Shqiperia.ch/