You are here
Home > Futboll Bota > “Ejani të ikim te tifozët”, kapiteni i Milanit nderon shqiptarët dhe e kthen…si në “San Siro”

“Ejani të ikim te tifozët”, kapiteni i Milanit nderon shqiptarët dhe e kthen…si në “San Siro”

Menjëherë pas mbylljes së takimit mes Feronikelit dhe Milanit, që përfundoi me rezultatin 0-2 falë golave të Susos dhe Borinit, kapiteni Romagnoli ka treguar respekt për tifozët shqiptarë. Ai u ka kërkuar disa prej lojtarëve të Milanit që të shkonin më afër sportdashësve në stadium dhe t’i duartrokisnin si të ishin në “San Siro”.

Kjo pasi të gjitha ovacionet nga shkallët e stadiumit kanë ardhur pikërisht për kuqezinjtë. Ndodhi në realizimin e Susos, ndërsa u përsërit edhe te Borini. Madje gjatë zhvillimit të ndeshjes ka pasur edhe kore të tifozëve shqiptarë në gjuhën italiane, për të përkrahur skuadrën e Milanit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top