Menjëherë pas mbylljes së takimit mes Feronikelit dhe Milanit, që përfundoi me rezultatin 0-2 falë golave të Susos dhe Borinit, kapiteni Romagnoli ka treguar respekt për tifozët shqiptarë. Ai u ka kërkuar disa prej lojtarëve të Milanit që të shkonin më afër sportdashësve në stadium dhe t’i duartrokisnin si të ishin në “San Siro”.
Kjo pasi të gjitha ovacionet nga shkallët e stadiumit kanë ardhur pikërisht për kuqezinjtë. Ndodhi në realizimin e Susos, ndërsa u përsërit edhe te Borini. Madje gjatë zhvillimit të ndeshjes ka pasur edhe kore të tifozëve shqiptarë në gjuhën italiane, për të përkrahur skuadrën e Milanit. /Shqiperia.ch/