You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “Eja more, se flet kot trajneri!” Josa tregon ndryshimin e madh të lojtarëve në Shqipëri dhe Kosovë

“Eja more, se flet kot trajneri!” Josa tregon ndryshimin e madh të lojtarëve në Shqipëri dhe Kosovë

Mirel Josa, ish-tranjeri i Skënderbeut dhe i Tiranës ka folur për karrierën e tij si futbollist dhe si tranjer. Ai bën krahasimin me sjelljet e lojtarëve të kampionatit në Shqipëri dhe atij në Kosovë.

Trajneri i Prishtinës ka shtuar se futbollistët  në “Vala Superliga” janë më të respektueshem kundrejt numrit një të pankinës, sesa ata në Shqipëri. Madje situata arrin deri aty, sa këta të fundit pas një leksioni të gjatë të dhënë nga trajneri i tyre, të mos i kushtojnë asnjë interes fjalëve të thëna, duke i konsideruar si gjepura të kota.

“Nëse në Shqipëri u flet për një çerek ore lojtarëve në dhomat e zhveshjes apo edhe më shumë, ata më pas të thonë ‘hajde more çfarë thotë ky’, kurse këtu të dëgjojnë me vëmendje dhe të respektojnë.

Shqipëria ka shumë vjet që është pjesë e UEFA-së, kurse Kosova vetëm dy vite. Ecuria juaj ka përqindje shumë të lartë në krahasim me ecurinë e zhvillimit të futbollit shqiptar. Këtu duhet përmirësuar infrastruktura e të gjitha stadiumeve, e cila po rregulloret.

Shqipëria ka pasur shumë vjet në tranzicion. Futbollistët nga Kosova kanë ardhur dhe kanë dhënë kontribut duke pasur urë lidhëse Shqipërinë për Evropë”,  tha Josa për “Koha Ditore”.

Duhet theksuar se Mirel Josa është tranjeri i Prishtinës, dhe vitin e parë në drejtimin e kësaj skuadre arriti të fitonte kupën e Kosovës. Gjithashtu ka dalë kampion më ekipin e Skënderbeut dhe ka treguar një paraqitje tepër pozitive me korcarët në kupat e Europës. /Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top