
Thoma Strakosha ishte heroi i takimit të Kupës së Italisë, atje ku Lacio eleminoi Interin. Koha e rregullt e 90 minutave përfundoi në barazimin pa gola, ndërsa në 30 minutat shtesë u realizuan dy gola, për të dërguar shifrat në 1-1.
Realizimit fillestar të Imobiles, iu përgjigj Ikardi nga pika e bardhë në minutën e 120. Do të ishte momenti që Strakosha të merrte rolin e protagonistit, pikërisht atëherë kur nuk pritej dhe në ruletën ruse. Nga pika e bardhë portieri shqiptar do të priste dy penallti, ndaj Lautaro Martinez dhe Naingolan.
Ndërkohë që përpara këtij takimi, në 40 rastet e penalltive që Strakosha kishte hasur në karrierë, 38 herë e kishte nxjerrë topin nga rrjeta. Pra, gardiani i Shqipërisë arriti të priste ndaj Interit në pak minuta, aqsa kishte bërë shumë vite në karrierën e tij. /Shqiperia.ch/