
Transferimi i Edon Zhegrovës nga Genk te Bazeli duket se i ka dhënë këtj lojtari lumturinë e munguar. Me ndihmën e shqiptarëve të Bazelit, ky futbollist është ambientuar lehtësisht në atë ambient të ri.
Së fundmi Zhegrova është gëzuar së tepërmi, pasi koleksionit të tij i është bashkuar edhe “vogëlushja”. Kështu e thërret sulmuesi veturën e fundit luksoze që ka blerë në Zvicër. Megjithatë kur flitet për aktivizimet në fushën e lojës, për lojtarin e Kosovës janë ende të pakëta dhe numërohen me gishtat e dorës. /Shqiperia.ch/