
Bazeli ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 ndaj Xamax në ditën e sotme, duke marrë tre pikë vërtet të vyera. Gara për vendin e parë është thuajse e mbyllur, pasi Young Boysi e ka “vrarë” kampionatin përpara kohe.
Gjithsesi kjo fitore nevojitet për të mbajtur të konsoliduar vendin e dytë, që të jep mundësinë e vazhdimit në “Champions League”. Në ditën e sotme ka bërë debutimin edhe Edon Zhegrova, që u aktivizua në minutën e 84 të takimit.
Nga ana tjetër, për 90 minuta ka luajtur edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka. Ky i fundit po rifiton qetësinë e munguar te Bazeli, teksa pas disa ndeshjeve që po qëndronte në stol dhe po preferohej si qendërmbrojtës, tashmë po luan në rolin e mesfushorit shkatërrues, që e bën edhe në mënyrën më të mirë. /Shqiperia.ch/