
Dita e premte në orën 20:45 do rikthejë emocionet më të mëdha për të gjithë tifozët shqiptarë. Kombëtarja e Shqipërisë do nisë rrugëtimin e saj për eleminatoret e Euro 2020. Pas një zhgënjimi që përjetuan kuqezinjtë në Ligën e Kombeve, do mundohen që të përmirësojnë të premten në ndeshjen e parë kundër Turqisë në Shkodër.
Pikëpyetjet dhe polemikat kanë qenë të shumta në këtë periudhë. Nga refuzimet e lojtarëve që luajnë në Greqi deri tek lista e Panuccit për ndeshjet kundër Turqisë e Andorrës, ku së fundmi bëri bujë edhe ajo deklaratë e Lenjanit. Por për të arritur te suksesi që e kërkon ccdokush në Shqipëri, atëherë ekipi duhet të jetë i bashkuar dhe më i fortë se kurrë për ti bërë një start të mirë këtyre eleminatoreve.
Por përse Shqipëria me Panuccin mund ta nisin në mënyrë perfekte këtë fushatë ? Arsyeja e parë është se luajmë në vendin tonë dhe vitet e fundit jemi mundur rrallë dhe nga kundërshtarë prestigjozë. “Loro Boricci” pritet të dhurojë një atmosferë “elektrizuese” të premten që do jetë edhe një shtysë më tepër për djemtë tanë. Të kujtojmë që në atë stadium janë arritur dy fitore që vështirë se mund të harrohen ato me Rusinë (3-1) dhe Maqedoninë (2-1).
Lojtarët e rinj duket se janë gati të shndërrohen në lider të ekipit. Uzuni dhe Ismajili kanë treguar rritje të jashtëzakonshme në sezonin e fundit dhe me të vertetë ata janë një zbulim i Panuccit. Dyshja që aktivizohet në Kroaci besohet se do jenë titullarë. Grinta, dëshira, cilësia, por edhe forma e tyre janë në favor të Shqipërisë për të marrë një rezultat sa më pozitiv.
Shanset e Shqipërisë rriten duke parë edhe kundërshtarin që është Turqia. Normalisht vend për nënvlerësim nuk ka, por as nuk duhet ti trembemi turqve. Kjo pasi edhe ata nuk ofrojnë ndonjë cilësi të jashtëzakonshme. Luajnë me disa lojtarë “anonimë” apo edhe me një 38-vjecçar si Emre. Nuk është më ajo Turqia e para 6-7 viteve ku e dije përmendësh gjithë formacionin.
Panucci dhe “garda e vjetër” do mundohen të shuajnë kritikat. Trajneri italian i shumë sulmuar së fundmi do kërkojë të tregojë se ai ka të drejtë qe nuk mori Strakoshën e Lenjanin. Që ai e di se çfarë i nevojitet Shqipërisë. Në fund të fundit mësuesi i tij është njëfarë Fabio Capello dhe ndoshta përveç karakterit i ka “vjedhur” edhe mjeshtërinë e trajnerit.
Hysaj, Berisha , Balaj, Xhaka, Abrashi dhe Basha janë ende aty si për të na kujtuar që janë ata “heronjtë” që na ccuan në Francë. “Garda e vjetër” do jetë aty për të treguar vlerat e tyre dhe për të ndihmuar ekipin drejt fitores.
Kombëtarja ndoshta nuk është në ditët më të mira, por gjithmonë në kohë të vështira e ka treguar veten. Atmosfera rreth ekipit në këto ditë duhet të jetë sa më pozitive dhe të gjithë duhet ti drejtohemi Shkodrës e “Loro Boriccit” duke brohoritur: “Shqipëri gjithmonë me ty se ti je më e mira”.
(Editoriali i Endri Çinarit dhënë për “Shqiperia.ch”)