You are here
Home > Kombëtarja > Editorial/ Gazetari bën trajnerin në Shqipëri, sot media po fut hundët atje ku nuk duhet

Editorial/ Gazetari bën trajnerin në Shqipëri, sot media po fut hundët atje ku nuk duhet

Jo pak herë ka ndodhur që trajnerët të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin për të parë një futbollist që ka shkëlqyer në një video 60 sekondëshe ose në një artikull gazete. Shpesh situata ka qenë aq e fryrë mediatikisht sa nënshkrimi i kontratave apo thirrjet ne Kombëtare nuk mund të ktheheshin pas. Metodat e reklamimit janë përsosur goxha. Mjafton të kesh dëshiren për t’u bërë “yll”, për të tjerat mjafton paraja e familjes për të të shitur mediatikisht.

Panuçi e tha qartë në konferencën përpara nisjes në Izrael: “Nuk do të lejojë që formacioni të bëhet më nga gazetarët, as kapitenin nuk do e zgjidhni ju. Formacionin e bëj unë, kapitenin e zgjedhin lojtarët”.

Disa gazetarëve në atë konferencë këto fjali u dogjën aq shumë saqë nisën sërish të merren me çështjen e qetësisë së trajnerit apo Agollin, Abazajn dhe eksperimentet, për të ndezur akoma më shumë zjarrin që po i “përvëlonte” të gjithë në atë sallë.

Qindra pyetje të tjera mbetën në bllokun e tyre, kjo vetëm e vetëm për të mos humbur territor në hapsirën e Kombëtares. Pak më vonë Panuçi vijoi protestat e tij saqë nuk pranonte të jepte prononcim pas ndeshjeve për një nga mediat sportive në vend. Një revlotë e hapur e cila shpreh se media nuk po lejon trajnerin të bëjë punën e trajnerit, nuk po lejon tifozin të informohet si i tillë dhe po depërton atje ku nuk duhet të ndërhyjë.

Në të njejtën fjalë ishte edhe pak javë më parë  presidenti i Tiranës, Refik Halili. Ekipi kryeqytetas po has probleme pafund, saqë detyruan trajnerin Ze Maria të japë dorheqjen. “Formacionin e skuadrës do ta shoh unë në fillim pasi ta hedhim në fushë. Deri tani e kanë bërë formacion gazetarët. Këtu po flas përpara Ze Marias, që ka ndodhur kjo gjë. Kemi menduar se jemi mirë, por na kanë dëmtuar. Nga tani do të ndryshojë histori”- deklaronte presidenti, teksa shkarkonte Ze Marian.

Pra mania për të futur hundët kudo është e madhe, të patën në Shqipëri. Gazetari mendon se ka pushtet absolutë. Atij duhet t’i japësh përgjigjen që ai do. T’i japësh mundësinë të drejtojë. Mos t’i kundërshtosh se e kanë gabim, madje edhe të heshtësh përpara “injorancës” së tyre të tepërt. Shohin si frymëzim mediat e huaja, por harrojnë te sillen si europian përpara çdo trajneri.

Pasi gjithmonë kërkohet që thika e tyre të gërryej atje ku plaga është e hapur. A thua se ne kemi median më kritike  në Ballkan apo Europë. Teori të gabuara, nga disa përsona që janë edhe vetë gabim në profesionin e tyre. Dhe e gjithë kjo superfuqi e lejuar po përsëri gabimisht nga disa trajner e president kanë lejuar që mediat të bëjnë futbollistë atë që kanë dashur, e të hedhin në fushë atë formacion që duan ata. Madje ka dhe nga ato raste ku me shifra të caktuara për artikuj, një futbollist ka siguruar karrierën. Nuk është çudi. Në Shqipëri këto situata janë prezente dhe lehtësisht të mundëshme.

I fundit ishte Altin Rraklli, me po të njetin mendim si Panuçi apo edhe Halili. Ish-legjenda e Kombëtares pranoi se sot futbollist bëhesh 90% nga media dhe 10% nga puna. Ndonëse dikur ndodhte e kundërta pasi futbolli luhej pastër dhe puna ishte kryesorja.

Mjafton një video nga “Youtube” apo edhe nga “Instagarmi” dhe në fraksion sekondi vesh bluzën e një ekipi dhe starton në formacion. A është kjo situata dhe media që ne duam? Absolutisht që jo, kurrsesi nuk mund të jetë e tillë. Thonë se pyetjet e një gazetari nuk mund të jenë asnjëherë nuk të gabuara, por këto të bëra nga gazetarët shqiptarë, vetëm pyetje që nuk mund të konsiderohen. Ato janë gjithmonë konstatime dhe shfrenime të fantazisë, me të vetmen arsye, fitimin personal mbi kurrizin e dikujt tjetër. Gjithmonë jemi mësuar me këtë referen, por këtu ka një problem të madh, ai dikush tjetër quhet “SHQIPËRI”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top