
Tashmë Reja ndihet më i lehtësuar me eksperiencën e re te Shqipëria. Pas asaj humbje ndaj Islandës, fitorja me Moldavinë ishte më shumë sesa një detyrim. Gjendja e rënduar psikologjike e lojtarëve dhe presion i madh i ambientit të brendshëm, ia vështirësoi edhe më shumë takimin kuqezinjve tanë.
Goli i Cikalleshit dhe Ramadanit do të na dhuronin tre pikët jetike, pavarësisht se në lojë kishte shumë gjëra për t’u diskutuar. Në një prononcim për mediat italiane, Reja e ka quajtur Taren si një profet, pasi pak ditë më parë e kishte telefonuar për t’i treguar rezultatin sesa do të fitohej ndaj Moldavisë.
“Pak ditë para ndeshjes Tare më tha mua se do të fitonim me rezultatin 2-0, Ai është një profet i mirë. E njoh shumë Taren dhe kemi pasur marrëdhënie të mira për shumë gjatë. I kemi planifikuar së bashku transferimet kur isha te Lacio dhe më ka ndihmuar kur kisha problem të mëdha në dhomat e zhveshjes. Ka bërë një punë të pabesueshme te Lacio dhe çdo vit gjen lojtarë fantastike që edhe unë nuk i kuptoj se nga dalin. Lotito duhet të jetë falenderues, pasi Tare ka pasion dhe aftësi të mëdha”, ka thënë Lotito. /Shqiperia.ch/