You are here
Home > Kombëtarja U-21 > E zyrtarizon vetë Uellsi për miqësoret, Shqipëria luan 3 ndeshje për 4 ditë

E zyrtarizon vetë Uellsi për miqësoret, Shqipëria luan 3 ndeshje për 4 ditë

Në qershor është momenti që Kombëtaret do të rikthehen sërish në fushën e blertë, për të dhuruar edhe njëherë emocione të mëdha. Jo vetëm Kombëtarja A, por edhe Shqipëria U-21 do të ketë një kalendar të ngjeshur, shumë madje.

E zyrtarizuar është fakti se kuqezinjtë e Alban Bushit do të përballen në datë 7 qershor ndaj Turqisë në transfertë, për të zhvilluar ndeshjen e rradhës së kualifikueseve të Europianit. Tashmë është vetë Uellsi që zyrtarizon se do të ketë dy përballje miqësore me Shqipërinë U-21, të cilat do të zhvillohen në vendin tonë.

Djemtë e trajneri Rob Page do të luajnë me kuqezinjtë tanë në datat 9 dhe 11 qershor. Megjithatë pritet që ky zyrtarizim të vijë tashmë edhe nga Shqipëria gjatë orëve në vijim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top