You are here
Home > Futboll Bota > E zyrtarizon prestigjozja italiane, Elmando Gjini firmos me ekipin e Bolonjës

E zyrtarizon prestigjozja italiane, Elmando Gjini firmos me ekipin e Bolonjës

Elmando Gjini ka firmosur me ekipin e Bolonjës. Zyrtarizimi ka ardhur nga media prestigjoze italiane, “Tuttomercatoweb”. Futbollisti shqiptar i datëlindjes 2002 i lindur në qytetin e Shkodrës, shihet si premtues për të ardhmen.

Drejtuesit e skuadrës së njohur italiane, nuk kanë humbur kohë për të firmosur menjëherë me këtë mesfushor shtatlartë. Duke parë moshën e tij të re, fillimisht Bolonja do e dërgoj Gjinin tek U-17. Më pas, me kalimin e kohës projektohet që ky lojtar të arrijë edhe me skuadrën e parë, që ndodhet në elitën e Italisë, në varësi të performancës që do të tregojë.

Gjini është rritur në Suedi, por Mustedanagiç e ka zbuluar dhe bindur për të veshur fanellën e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top